Në vijim të operacionit policor të koduar “Fake Gold”, të finalizuar 2 ditë më parë, si rezultat i të cilit u arrestuan 2 shtetas italianë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të licencura” dhe “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, si dhe u sekuestruan sasi ari i rremë dhe i pastër, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, shtetasin J. T., 53 vjeç, banues në Elbasan, pronari i argjendarisë në qytetin e Elbasanit, ku u arrestuan në flagrancë 2 shtetasit italianë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasit:
-D. M., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-F. Gj., 38 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Kallëzimi i rremë”. 38-vjeçarja u kap në PKK Rinas.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. V., 28 vjeç, banues në fshatin Klos, Cërrik, pasi në aksin rrugor “Gostimë – Mollas”, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar shtetasit A. V., I. P., M. V., dhe S. V., pasagjerë në automjet, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.