Vlorë – Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës, punonjësit e Policisë, vihet në pranga 32-vjeçari, procedohet në gjendje të lirë shtetasja që e shoqëronte

Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja, gjatë patrullimit në sektor, në bulevardin “Ismail Qemali”, kanë konstatuar një automjet tip “Kia”, drejtuesi i të cilit kreu parakalim të gabuar, duke shkelur normat e Kodit Rrugor. Menjëherë pas evidentimit, është bërë ndalimi i tij, për të vijuar me tej me verifikimet nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor.

Gjatë komunikimit të shkeljes së konstatuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. A., së bashku me shtetasen K. U., e cila e shoqëronte, kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. A., 32 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen K. U., 31 vjeçe, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të Policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮‍️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮‍️🇦🇱