Raporti i ngjarjeve për 48 orë, Policia e Shtetit, 14-15 gusht 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kuçovë-Plagosi me armë zjarri shtetasin A.B., identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë, në vijim të punës për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në lagjen “1 Maji”, Kuçovë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.B, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.Vijon puna nga ana e shërbimeve të Policisë, për kapjen e autorit.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Mat-Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Arrestohet në flagrancë  autori i dyshuar i një rasti kultivimi.Procedohet në gjendje të lirë kryetari i fshatit, për ‘Shpërdorim detyre’.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Klos,  kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe si rezultat kanë arrestuar në flagrancë  shtetasin: H. E., banues në Klos.Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi I. E, me detyrë kryetar i fshatit Gurrë e Vogël, Klos.Gjatë kontrollit të territorit, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gurrë e Vogël, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar disa bimë të dyshuar narkotike canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies. Nga veprimet hetimore dyshohet se  shtetasi i arrestuar është autorë i kësaj veprimtarie kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lezhë- Me datë 13.08.2022, në Maternitetin Rajonal Lezhë, është sjellë nga familjarët një shtetase e mitur 13 vjeçe, shtatzënë. Familjarët pretendojnë në deklarimet e tyre se e mitura ka bashkëjetuar në Kosovë, me shtetasin I. M. dhe se ka mbetur shtatzënë pa pëlqimin e saj. Vijon puna për sqarimin e rrethanave të rastit, nëse janë konsumuar elementet e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”.

Tiranë / Informacion paraprak – Më datë 14.08.2022, rreth orës 01:30, në Komisariatin e Policisë Nr. 1, Tiranë, ka kallëzuar shtetasja E. M., 27 vjeçe, lindur në Kenia dhe banuese në Tiranë, se prej më shumë se 24 orësh, kishte humbur kontaktet me shoqen e saj, shtetasen J. A. Menjëherë pas marrjes së kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim shtetasen J. A., 22 vjeçe, lindur në Kenia dhe banuese në një banesë me qira, në rrugën “Pandeli Evangjeli” dhe kanë vijuar punën intensive për gjetjen e saj.Në orën 12:40, të datës 14.08.2022, shtetasja J. A. është gjetur pa ndjenja, në afërsi të banesës me qira (hostel) ku jetonte. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe shërbimet mjekësore, janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe pasi shërbimet ambulatore i kanë dhënë 22-vjeçares ndihmën e parë, e kanë transportuar atë në spital.Në përmbushje të plotë të detyrave funksionale, shërbimet e  Komisariatit të Policisë Nr. 1, Tiranë, kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Elbasan-Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Postimi”.Operacioni, nga strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.I morën me anë të kanosjes dhe dhunës, një shumë parash, një shtetasi, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar.Në banesën e njërit prej tyre, Policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza me kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit se 3 shtetas kishin kanosur dhe dhunuar një shtetas dhe i kishin marrë atij, një shumë parash, kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.Në kuadër të operacionit “Postimi”, strukturat e DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:D. R., 23 vjeç, E. B.(S), 25 vjeç dhe F. Ç., 26 vjeç, të tre banues në Elbasan.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë dhunuar dhe kanosur me jetë shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Belsh dhe i kanë marrë atij shumën 2000 euro, pasi ai kishte postuar në rrjetin social instagram, automjetin e shtetasit D. R.Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. R., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 74 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 2 peshore elektronike, 1 radio marrëse-dhënëse dhe 2 automjete.Në vijim të veprimeve janë referuar materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: A. K., 43 vjeç, A. H., 51 vjeç, A. B., 29 vjeç, të tre banues në Elbasan, pasi kanë patur dijeni për ngjarjen dhe nuk kanë kallëzuar në Polici.Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Durrës-Hoqi me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës, pas disa orësh kërkime, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit Sh. S, 48 vjeç, banues në Mazrek, Tiranë.Kapja dhe arrestimi i tij u bë për arsye se ky shtetas, gjatë kohës që ka qenë në plazhin e quajtur “Gjiri i Lalzit”, ka hequr me forcë nga një vendrojë detare, një flamur të shtetit turk, të cilin më pas e ka hedhur në mënyrë demonstrative në det.Ky veprim është filmuar me celular dhe më pas është postuar në rrjetet sociale, nga ky shtetas.Shërbimet e Policisë e shpallën fillimisht në kërkim shtetasin Sh. S., pasi ishte fshehur pas ngjarjes. Pas kërkimeve nga Policia u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Sh. S., për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Durrës/U konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, vihen në pranga 2 shtetas, procedohen 2 të tjerë.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 23 vjeç dhe A. D., të dy banues në Durrës, pasi 23-vjeçari ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. D., me vetëgjyqësi, pasi ky i fundit ka dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit A. P. Në konflikt janë përfshirë edhe shtetasit R. D. dhe E. P., të cilët kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, duke marrë dëmtime të lehta. Për të dy këta shtetas janë referuar materialet në Prokurori, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Berat/ Informacion paraprak-Sot, rreth orës 06:00, në fshatin Meteor, në aksin rrugor Kuçovë-Dimal, shtetasi M. B., 30 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat” ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë dhe i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

DVP Elbasan-Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme, për kapjen e personave në kërkim.Finalizohet operacioni policor i koduar “Sulta”.Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i kërkuar për kultivim të rreth 400 fidanëve kanabis, në vitin 2021, në njësinë administrative Sultë.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Sulta”, kapën dhe ndaluan shtetasin A. D., 32 vjeç, banues në Elbasan.Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg “, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në korrik të vitit 2021, në tokën në pronësi të 32-vjeçarit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, si rezultat i kontrolleve masive të territorit, kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 400 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë.

Më datë 14.08.2022, në fshatin Podgorie, Maliq, është konstatuar e hapur arka e xhamisë së fshatit, ku janë marrë një sasi parash. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorit/ve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 131 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 32 janë arrestuar, 86 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 15 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 6 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, dhe me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, me 2 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 11 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 6 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 10 raste, prej tyre 5 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave policore, dhe me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 5 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, njëri prej të cilëve rezulton aksidental, rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarreve.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 11 raste, me 5 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 17 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar 5 raste të veprave penale në fushën e kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të arrestuar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjëndje të lirë.

Të evidentuar gjithashtu:

-1 rast i veprës penale “Dhunimi i banesës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i veprave penale të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe

-1 rast i veprës penale “Ngacmimi seksual”, me 1 shtetas të arrestuar;

-4 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, me 1 shtetas të ndaluar;

-2 raste të veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me 3 shtetas të arrestuar;

-1 rast i veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe

-1 rast i veprës penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, me 1 shtetas të arrestuar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 22 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 27 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 36 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të shpallur në kërkim, për të cilin vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 14 shtetas të arrestuar, si dhe me 22 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.