Si rezultat, goditet 1 rast tjetër i veprimtarisë kriminale së organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Organizonte lotari sportive me celular, në lokalin në pronësi të tij, procedohet penalisht 34-vjeçari.
Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, aparati celulari që përdorej për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave”, që ka si qëllim goditjen e rasteve në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati të palejuara.
Si rezultat i këtyre kontrolleve është goditur një rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe është proceduar penalisht, në gjendje të lirë, shtetasi:
-E. S., 34 vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë, duke organizuar baste sportive me anë të një aparati celular, në lokalin e tij, të cilin e kishte përshtatur për këtë veprimtari të paligjshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.