Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Tiranë – Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar. Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit. Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi. 52-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Mallakastër/Informacion paraprak – Më datë 12.08.2022, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër, në fshatin Malas, shtetasi E. Gj., 36 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Renault” me drejtues shtetasin D. L., 32 vjeç. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe gjashtë pasagjerët, A. Gj., 25 vjeçe, A. Gj., 23 vjeçe, dy fëmijë të mitur 2 vjeç dhe 3 vjeç(pasagjerët e automjetit tip “Benz”); K. M., 30 vjeçe, C. R., 31 vjeç, (pasagjerët e automjetit tip “Renault”), të cilët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Fier/Informacion paraprak – Më datë 13.08.2022, rreth orës 05:40, është sjellë nga familjarët në spitalin e Fierit, shtetasi E. N., 41 vjeç, banues në Radostinë, Fier, i cili dyshohet se në gjendje depresioni ka goditur veten me mjet prerës. 41-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 59 shtetas, konkretisht: 5 janë ndaluar, 16 janë arrestuar në flagrancë dhe 40 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 5 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, me 5 të arrestuar, 2 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 4 të proceduar penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 2 autor të arrestuar, 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë dhe 1 në kërkim.
Janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 4 raste, 1 rast me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 9 raste të krimeve mjedisore, me 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e shkatërrimit të pronës me zjarr janë evidentuar 2 raste, me nga 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 autor të arrestuar në flagrancë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 2 raste, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i “Organizimi i lotarive të palejuara”, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Ëhstë evidentuar 1 rast i korrupsionit, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Marrja pa të drejtë e fëmijës”, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë dhe 1 të shpallur në kërkim.
Është evidentuar 1 rast i “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 autor të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, me 24 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.