Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 12 gusht 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Krujë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Horizonti”.Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, për në shtetin grek, me qëllim fshehjen, pasi vrau me armë zjarri një 55-vjeçar, shërbimet e Policisë, pas 48 orë kërkimesh, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit.Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që e ndihmuan autorin e dyshuar, për të kaluar kufirin për në Greqi.Shërbimet Operacionale të DVP Durrës dhe strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas 48 orë kërkimesh dhe ndjekjeje me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes me armë zjarri të 55-vjeçarit, bënë të mundur që mbrëmjen e djeshme të lokalizonin në Konispol të Sarandës, autorin e dyshuar të ngjarjes.Falë organizimit të operacionit policior të koduar “Horizonti”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e  Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në Konispol të Sarandës, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin:-K. K., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.Gjithashtu, shërbimet e policisë, së bashku me 40-vjeçarin, kapën dhe arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, edhe shtetasit:  L. K., 25 vjeç dhe L. Gj., 30 vjeç, të cilët po shoqëronin dhe ndihmonin autorin e dyshuar për t’u larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin grek.Shtetasi K. K., më datë 10.08.2022, rreth orës 09:45, pas një konflikti për dru zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgërdhesh, Krujë, plagosi me armë zjarri shtetasin L. H., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital.Grupi hetimor, nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Fier/Kontrolle masive të territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Semani”.Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, vihet në pranga 28-vjeçari.Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacione të marra në rrugë policore për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Semani”.Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. M., 28 vjeç, banues në Daullas, Fier.Ky shtetas dyshohet se ka kultivuar në tokën në pronësi të tij, në fshatin Daullas, në anë të lumit Seman, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

DVP Elbasan-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ka goditur me send të fortë (kaçavidë) shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh ndaluan me iniciativë shtetasin Y. B., 59 vjeç, banues në fshatin Tunjë, Gramsh, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një parcelë e mbjellë me bimë medicinale, në pronësi të shtetasit F. M., si dhe një sipërfaqe kullote.Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin B. E., 61 vjeç, banues në fshatin Rrasë, Belsh, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në pronën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor Elbasan në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin V. R., 47 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Bulqizë/Finalizohet me sukses operacioni policor antikanabis i koduar “Lejçani”.Evidentohet dhe goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.Arrestohen në flagrancë babë e bir.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit dhe në bazë të informacioneve policore, kanë finalizuar me sukses operacioni  policor të koduar “Lejçani”.Si rezultat  në një zonë të pyllëzuar në kodrën e Lejçanit, kanë gjetur të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.Nga veprimet rezulton se autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë shtetasit M. S., 70 vjeç, dhe E. S., 39 vjeç,  banues në Bulqizë (babë e bir), të cilët janë arrestuar në flagrancë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, si dhe filloi procedimi penal për shtetasit: D. S., 52 vjeç; A. Sh., 36 vjeç dhe M. A., 45 vjeç, banues në Peshkopi.Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin M. K., 64 vjeç ( punonjës policie), i cili ka qenë duke hyrë në banesën e tij. Shtetasi M. K., në kushtet  e vetëmbrojtjes, ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 75 shtetas, konkretisht: 7 janë ndaluar, 11 janë arrestuar, 53 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e strukturave policore, dhe me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 12 të tjerë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 1 shtetas tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprimtarisë së kundërligjshme të falsifikimit të dokumenteve të ndryshme, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 6 raste, prej tyre 3 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Janë evidentuar 8 raste të djegies së pronave/pasurive të ndryshme, njëri prej të cilëve rezulton aksidental, për rastet e tjera rezultojnë 1 shtetas i ndaluar dhe 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për zbardhjen e rrethanave të rënies së zjarreve.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 5 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar 5 raste të veprave penale në fushën e kundërshtimit/mosbindjes ndaj punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, dhe 4 të tjerë të proceduar në gjëndje të lirë.

Është evidentuar gjithashtu:

-1 rast i veprës penale “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Keqtrajtimi i kafshës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe

-1 rast i veprës penale “Dhunimi i banesës’, me 1 shtetas të ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 10 aksidente, si pasojë e të cilëve 16 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, dy prej tyre me autorë të paidentifikuar, për të cilët vijojnë punën strukturat e Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 7 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, si dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.