Sekuestrohen kapsolla detonatore dhe fitila zjarrpërcjellës.
Nga puna hetimore e kryer në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Rrethit është arrestuar 1 shtetas dhe shpallur në kërkim 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, pas një pune hetimore intensive kanë zbardhur ngjarjen e ndodhur në datë 16 gusht 2019, ku biznesit parukieri të shtetases R. Sh., iu vendos lëndë plasëse.
Policia arrestoi në flagrancë, si autor i dyshuar për ngjarjen e mësipërme, shtetasin B. Sh., 24 vjeç, banues në Nikël, për veprat penale “Shkatërrim prone me eksploziv” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municioneve”, si dhe shpalli në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 28 vjeç, banues në Nikël.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
- 5 fitila zjarrpërcjellës;
- 5 kapsolla detonatore;
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit fton qytetarët të vijojnë të mbështesin dhe bashkëpunojnë me Policinë, duke denoncuar çdo rast paligjshmërie, në numrin unik 112 apo në Komisariatin Dixhital, se vetëm bashkërisht e luftojmë më mirë paligjshmërinë dhe ndërtojmë një ambient sa më të sigurt për fëmijët tanë!