Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. T., 37 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në lagjen nr. 3, Korçë, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, në gjendje të dehur.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në fshatin Tushemisht, ka ushtruar dhunë fizikë ndaj motrës së tij, shtetases L. K., 48 vjeçe, banuese në Pogradec.
Gjithashtu në vijim të informacionit paraprak të datës 03.08.2022, që bën fjalë për një konflikt midis dy shtetasve, në lagjen nr. 3, Pogradec, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. V., 20 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas është konfliktuar për motive të dobëta dhe ka goditur me thikë shtetasin K. C., 24 vjeç, banues në Pogradec, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.