Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit.
Rreth orës 11:10, në Kavajë, në lagjen nr. 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T., 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F. B., 31 vjeç, nga Kavaja, po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.