Tiranë – Ndalimet dhe kufizimet gjatë qarkullimit në autostrada dhe rrugët interurbane kryesore, në fokusin e patrullimeve të rrugorëve në kryeqytet

Jo në pak raste, sjellja e drejtuesve të mjeteve në autostrada dhe rrugë interurbane kryesore është bërë shkak për aksidente rrugore të rënda, pasi shumica e drejtuesve të mjeteve nuk sinjalizojnë manovrat e ndërrimit të korsisë apo qarkullojnë në korsitë e ndryshimit të shpejtësisë pa arsye, duke krijuar radhë trafiku dhe duke u bërë burim i shtuar për aksidente rrugore.

Me qëllim disiplinimin e përdoruesve të rrugës me rregullat dhe normat e sjelljes gjatë qarkullimit në autostrada dhe rrugët interurbane kryesore, si dhe parandalimin e aksidenteve, rrugorët e kryeqytetit kanë filluar monitorimin dhe dokumentimin e shkeljeve në rrugën interurbane kryesore Tiranë – Durrës dhe anasjelltas, ku vetëm përgjatë 48 orëve të fundit, janë proceduar administrativisht 25 drejtues mjetesh.