Punonjësit e Policisë gjatë ditës së sotme kanë grumbulluar ushqime, ujë, pije freskuese dhe ua kanë shpërndarë banorëve të prekur nga tërmeti të cilët janë sistemuar në qendrën pritëse në stadiumin e Kavajës.
Policia e Kavajës fton qytetarët që të telefonojnë në numrin 112 apo të njoftojnë nëpërmjet aplikacionit “Komisariati Dixhital”, në rast nevoje, duke iu garantuar se Policia e Kavajës do të jetë menjëherë pranë tyre.
#Shqipëria_Solidare#