Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 23 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi në lagjen nr. 3, Pogradec, dyshohet se ka goditur me grusht, për motive pronësie, shtetasin Dh. D., 40 vjeç, banues në Pogradec.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Dh. D., 40 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi në zonën e plazhit, dyshohet se me vetëgjyqësi, për motive pronësie, i ka dëmtuar disa sende dhe orendi shtetasit K. Ç., 36 vjeç, në pronën e tij.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset L. K., 50 vjeçe; E. B., 40 vjeçe dhe M. L., 39 vjeçe, banuese në Pogradec, me detyrë pastruese në spitalin e Pogradecit, pasi janë konstatuar duke hedhur mbetje spitalore në koshat e mbeturinave të bashkisë Pogradec.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.