Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja”, shtetasin S. K., 63 vjeç, banues në fshatin Bishqem, Peqin, pasi ka vjedhur disa produkte ushqimore, në banesën e shtetasit S. K. Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas, më datë 15.07.2022, ka vjedhur produkte të tjera ushqimore, në banesën e shtetasit Q. G.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Postën e Policisë Manzë ndaluan shtetasin R. K., 39 vjeç, banues në fshatin Hamallë, Durrës, i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Dhuna në familje”, pasi ka kanosur dhe dhunuar bashkëjetuesen e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
E. D., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. H., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve;
A. D., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasin E. B., që udhëtonte me biçikletë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.