Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ç., 25 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit në çantën e tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 23 vjeç dhe E. F., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi në Himarë, dyshohet se kanë marrë në automjet, 2 emigrantë të paligjshëm, me qëllim transportimin e tyre drejt Tiranës, kundrejt fitimit.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 46 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një beach bar, në Dhërmi, pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin S. I., 38 vjeç, banues në Berat, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
—
Më datë 17.07.2022, shtetasi K. S., 73 vjeç, ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me të afërmen e tij, shtetasen N. A., 61 vjeç, banues në Delvinë, e cila vuan nga skleroza. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.