DVP Korçë – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 3 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. T., 61 vjeç, banues në Maliq, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë kryqëzimit të fshatit Gështenjas, u kap duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë​ Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Y. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Bregas, Maliq, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në këtë fshat, u konstatua duke kryer punime pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. Ç., 31 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Shërbimet e Policisë, kanë konstatuar shtetasin e mësipërm në vendin e quajtur “Lumi i Tërhanit” në Pogradec, me mjetin tip “Benz” të ngarkuar me pleh organik (torfë toke), të cilin dyshohet se e kishte siguruar në mënyrë të kundërligjshme, në tokat e zonës së Maliqit.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec për veprat penale “Kanosja” dhe “Fyerja”, pasi në fshatin Çërravë, Pogradec, dyshohet se ka kanosur dhe fyer shtetasin K. I., 66 vjeç.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.