Tiranë – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë ndaluan me iniciativë shtetasin S. B., 51 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

– V. K., 39 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin E. A., 91 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– A. L., 45 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përlasur me tre automjete të tjera. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më datë 14.07.2022, në rrugën “Konferenca e Mukjes”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë, shtetasja B. N., 58 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.