Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Pogradec – Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, në lidhje me një aksident rrugor të ndodhur më datë 13.07.2022, në rrugën Pogradec-Qafë Plloçë, në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec, ku drejtuesi i një mjeti tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar këmbësorin S. B., 69 vjeç, banues në Pogradec dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi S. B., pas mjekimit të marrë në Spitalin e Pogradecit, u dërgua në Tiranë për mjekim më të specializuar. Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., banues në fshatin Buçimas, i cili duke qenë roje në një kantier ndërtimi në këtë aks rrugor, ka patur dijeni për aksidentin dhe nuk e ka kallëzuar në organet e rendit. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin e mjetit, drejtuesit, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 61 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, ky shtetas u konstatua duke kryer punime pa leje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Fier – Më datë 13.07.2022, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 64 vjeç, banues në Pluk, Lushnjë, për veprën penale “Vetëgjyqësia”.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 62 shtetas, konkretisht: 2 janë ndaluar, 15 janë arrestuar në flagrancë dhe 45 po procedohen në gjendje të lirë.
Janë ndaluar 4 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 5 raste, me 5 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, me autorë që po procedohen penalisht në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë. Janë plotësuar 12 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Në fushën e vjedhjes së pronës janë evidentuar 5 raste, 2 prej tyre me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë të proceduar në gjendje të lirë dhe 3 raste për të cilat po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Janë evidentuar 7 raste të krimeve mjedisore, me autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 2 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të shkatërrimit të pronës me zjarr, me 3 autorë të dyshuar që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste, më 1 autor të arrestuar në flagrancë dhe 4 të peoceduar penalisht në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 2 aksidente, me 2 persona të lënduar që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.