Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, sepse ka patur nuk ka kallëzuar krimin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin R. C., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti metalik, me mekanizëm thike.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 kanë referuar materiale në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasve F. R., 28 vjeç, dhe M. R., 26 vjeç (vëllezër), të dy banues në Pukë, pasi ditën e djeshme është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 dhe ka bërë kallëzim shtetasi S. Sh., 30 vjeç, se dy vëllezërit, më datë 08.06.2022, e kanë marrë me forcë në automjetin e tyre dhe e kanë kanosur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.