Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 48 vjeç, banues në Fier, pasi në Vajkan, është kapur duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit S. I., 21 vjeç, A. I., 19 vjeç, F. Sh., 18 vjeç dhe V. S., 19 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte shtetasin E. M., 33 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.