Port Durrës – Policia Kufitare e Durrësit, e angazhuar maksimalisht për përballimin me sukses të fluksit të madh në hyrje, të turistëve dhe pushuesve

Policia Kufitare e Durrësit, e angazhuar maksimalisht për përballimin me sukses të fluksit të madh në hyrje, të turistëve dhe pushuesve.
Me sportele dhe burime njerëzore të shtuara, turistëve dhe pushuesve që kanë zgjedhur vendin tonë për të kaluar pushimet, u ofrohet një shërbim cilësor, i shpejtë dhe i kulturuar, duke eleminuar vonesat dhe burokracitë.
Pavarësisht fluksit të lartë në hyrje, Policia Kufitare e Durrësit është e angazhuar maksimalisht edhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare që mund të ndodhin duke përfituar nga situata e fluksit të lartë të lëvizjes.