DVP Dibër – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje. Vihet në pranga 47-vjeçari që dhunoi vëllanë e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, pas marrjes së informacionit se në njësinë administrative Tomin, po ndodhte një konflikt mes dy vëllezërve, kanë shkuar menjëherë drejt vendngjarjes dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. C., 47 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, Dibër, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, shtetasit L. C., 59 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin J. C., 35 vjeç, banues në Burrel, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës.

Po nga kjo strukturë u referuan materialet në Prokurori për shtetasit Xh. K. dhe A. S., banues në Burrel, pasi janë konstatuar duke drejtuar automjetet, pa u pajisur me leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.