Kontrollet janë zhvilluar me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe drager për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur.
Gjithashtu kanë vijuar kontrollet për mjetet me targa të personalizuara dhe mjetet e luksit; si edhe kontrollet në drejtim të mbikëqyrjes së hapësirave publike, të dedikuara vetëm për qarkullimin e këmbësorëve.
Gjatë javës që lamë pas, nga specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban arrestua në flagrancë 1 shtetas për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe u referuan materialet në Prokurori për 4 shtetas të tjerë.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 879 drejtues mjetesh📝
Nga kontrollet e ushtruara me radar, janë ndëshkuar 320 drejtues mjetesh, për tejkalim të normave të shpejtësisë në rrugë.
23 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit dhe 4 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit.
Janë vendosur 172 masa administrative për qendrim të gabuar dhe 144 për parakalim të gabuar.
Janë tërhequr gjithsej 4 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë vendosur 199 masa administrative për shkelje të tjera, të Kodit Rrugor.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Korçë do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore.
#Për_më_shumë_siguri_rrugore