Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim V. B., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 12.07.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në subjektin e tij tregtar, të paregjistruar në organet tatimore, ushtronte aktivitetin pa deklaruar të ardhurat.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. T., 24 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ndërtuar një objekt, në Lukovë, pa lejen e organeve kompetente.
Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. H., 36 vjeç dhe E. A., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi lënde të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.