DVP Elbasan – Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Dasar, Cërrik, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh kapën dhe ndaluan shtetasin G. B., 54 vjeç, banues në fshatin Kodovjat, Gramsh, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar me 20 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., 37 vjeç, banues në fshatin Lenie, Gramsh, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletën, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Matrialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.