Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizk nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 22 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në Golem, ka vjedhur portofolin e shtetasit M. Sh.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.