Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin në kërkim I. D., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 42 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 57 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Veprime në kundështim me vendimin e Gjykatës”. Shtetasi A. B. ka dalë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. N., 64 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;
-B. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga;
-G. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.