Vlorë – Qëlloi me armë zjarri, dyshohet në drejtim të vëllait të tij, në Radhimë, Policia kap në kohë rekord autorin e dyshuar

Vlorë/Qëlloi me armë zjarri dyshohet në drejtim të vëllait të tij, në Radhimë, Policia kap në kohë rekord autorin e dyshuar.

Si rezultat i reagimit në kohë nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe prangosja e shtetasit E. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në plazhin e Radhimës, në drejtim të vëllait të tij, shtetasit B. K., 45 vjeç, ku nuk ka patur persona të lënduar.

Shtetasi E. K, u shoqërua në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Janë shoqëruar gjithashtu nga Policia, deri në këto momente, 9 persona, për t’u marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.