DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 28 vjeç, pasi është konfliktuar me shtetasin E. T., për motive të dobëta.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum u referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit A. J., 41 vjeç, i cili vuan nga shëndetit mendor, pasi në plazhin e Orikumit, ka kanosur disa shtetas, me mjet të mprehtë (thikë).

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 68 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Murat Tërbaçi” duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen M. G., e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.