Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, gjatë kontrolleve në pikën e kalimit kufitar, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit në kërkim Amarildo Gecaj, 31 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin e datës 06.06.2022, e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale ”Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Kukës.
– – –
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit G. K., 58 vjeç, E. K., 29 vjeç, banues në Vlorë, N. B., 30 vjeç dhe D. B., 26 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë, pasi janë konflikuar fizikisht me njëri-tjetrin, me sende të forta, për motive të dobëta.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Xh. M., 56 vjeç, pasi në Ksamil, është konstatuar duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit J. S., 34 vjeç dhe S. Gj., 41 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet duke ndërtuar dy objekte, në Lukovë, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.