DVP Fier – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. I., 46 vjeç, banues në Fier, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. T., banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasit:

-N. P., 63 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, shtetasin M. S., 39 vjeç, banues në Fier.

-S. Ç., 32 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin E. Y., 26 vjeç, banues në Fier.

-A. P., 49 vjeç, banues në Fier, pasi ka shkuar te banesa e ish-bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasit:

-H. Ç., 31 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës, një punonjës të Policisë Bashkiake Lushnjë.

-K. A., 24 vjeç, banues në Toshkëz, Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale