Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 2 korrik 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë – Goditet një rast i shpërndarjes së drogave të forta, në doza të vogla, nga Komisariati i Policisë Nr. 2. Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje.  Vihet në pranga 34-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari kriminale.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në të dhënat e marra në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë, menjëherë organizuan punën për kapjen e tij. Në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin F. G., 34 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. G. iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë e dyshuar narkotike heroinë e ndarë në doza, gati për shitje. Ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat më pas i shiste në Rrugën e Kavajës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

DVP Gjirokastër – Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Road Guard 29”. Transportonte 6 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 35-vjeçari kosovar. Sekuestrohen 1 automjet, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Road Guard 29”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., 35 vjeç, banues në Kosovë. Në aksin rrugor Këlcyrë-Ura e Leklit, në afërsi të fshatit “Kodër”, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin S. B., duke transportuar me automjetin “Volksëagen”, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, 1 aparat celular dhe një shumë parash. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Tepelenë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gllava”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tepelenë.  Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informaconet e marra në rrugë policore, falë një pune të mirorganizuar, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Gllava”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Hasan Ajdini, 60 vjeç, banues në fshatin Gllavë, Tepelenë. Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në muajin shtator të vitit 2018, në vendin e quajtur “Lagjja Hajdine”, në fshatin Gllavë, Memaliaj, janë gjetur bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar nga ky shtetas. Materialet kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Berat – Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Transportuesi”. Qarkullonin me lëndë narkotike në automjet, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen 33 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis dhe një peshore elektronike. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se 1 shtetas po shpërndante lëndë të dyshuar narkotike kokainë, në qytetin e Beratit, organizuan punën për kapjen e tij. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. K., 36 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi E. H., 27 vjeç, të dy banues në Durrës. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll, në lagjen “Uznovë”, Berat, automjetin me të cilin udhëtonin këta dy shtetas.  Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit O. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 6 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, ndërsa shtetasit E. H. i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa. Më pas, në bashkëpunim dhe me shërbimet e DVP Durrës, u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit O. K., në qytetin e Durrësit, ku u gjetën dhe u sekuestruan dhe 27 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, si dhe një peshore elektronike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Mirditë/Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Fan, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi M. P. Arrestohet autori i dyshuar i plagosjes, procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij, i cili e ndihmoi të largohej nga vendi i ngjarjes. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur për plagosjen.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit në DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, falë veprimeve të shpejta e profesionale hetimore, duke administruar çdo provë në vendin e ngjarjes dhe pamje filmike, si dhe duke shoqëruar e pyetur disa shtetas, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në Fan, Mirditë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi M. P., 51 vjeç, banues në Mirditë. Në përfundim të veprimeve procedurale është arrestuar shtetasi F. Gj., 21 vjeç, banues në Mirditë, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi A. Gj., 21 vjeç, banues në Mirditë. Në autostradën Rrëshen-Kukës, në Fan, Mirditë, shtetasi F. Gj. ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin M. P., i cili si pasojë ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes, shtetasi A. Gj. e ka ndihmuar vëllanë e tij, shtetasin F. Gj. që të largohet nga vendi i ngjarjes dhe të fshihet. Vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë konflikt, i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë e dyshuar e përdorur nga autori. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, në ngarkim të shtetasit F. Gj., dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, në ngarkim të shtetasit A. Gj.

Peqin – Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike. Finalizohet operacioni policor i koduar “Brothers”. Gjenden dhe asgjësohen fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Arrestohen në flagrancë 3 autorët e dyshuar të kultivimit, 2 prej tyre vëllezër me njëri-tjetrin. Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit, për shpërdorim detyre. Gjatë kontrollit në banesën e 2 vëllezërve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 thikë, 1 automjet, dhe 3 aparate celuare. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në bashkëpunim me Seksionin Operacional në DVP Elbasan, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Brothers”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Nj. S., 36 vjeç dhe G. S., 45 vjeç (vëllezër), të dy banues në Sauk, Tiranë dhe M. S., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi H. M., me detyrë kryetar i fshatit Garunjë e Madhe, Peqin. Gjatë kontrollit masiv të territorit, në fshatin Garunjë, Peqin, shërbimet e Policisë kanë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar narkotikë canabis sativa, të cilët u asgjësuan me anë të djegies. Nga veprimet hetimore dyshohet se 3 shtetasit e arrestuar janë autorët e kësaj veprimtarie kriminale. Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasve G. S. dhe Nj. S., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 1 palë dylbi, 2 radio marrëse-dhënëse, 1 automjet, 3 aparate celuare dhe 1 mjet prerës (thikë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Mesopotam, Finiq, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 57 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka pushtuar hapësirën publike në bregdet, duke vendosur çadra dhe shezlongë, pa lejen e organeve kompetente. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. I., 34 vjeç, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkeshortja e tij, se ky shtetas e ka përndjekur.  Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Skrapar – Parandalohet nga Policia, përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti për motive pronësie. Qëlloi me armë zjarri në drejtim të bashkëfshatarit të tij, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar. Ditën e djeshme është marrë njoftim se në fshatin Leshnjë, Skrapar, shtetasi A. H. po konfliktohej me shtetasin Q. Sh., për motive pronësie dhe gjatë konfliktit, shtetasi A. H. kishte kishte tentuar ta vriste me armë zjarri shtetasin Q. Sh. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të këtij konflikti. Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., banues në Leshnjë, Skrapar, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Fier – Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vjosa e pastër 3”. Vihen në pranga 2 shtetas, për veprën penale “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”. Sekuestrohen një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për të gërryer dhe për të marrë inerte, në shtratin e lumit Vjosa. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Vjosa, falë dhe informacioneve të marra nga qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Vjosa e pastër 3”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: D. T., 62 vjeç, banues në Frakull, Fier dhe S. M., 47 vjeç, banues në Cakran, Fier. Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Kafaraj, në shtratin e lumit Vjosa, duke gërryer dhe duke marrë inerte me disa mjete. Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar një kamion vetëshkarkues, një zetor me rimorkio dhe një miniekskavator, që shërbenin për marrjen e inerteve, në shtratin e këtij lumi. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme. Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit. DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Fier – Finalizohet operacioni policor i koduar “Transfer”, i zhvilluar nga Seksioni kundër Krimit Ekonomik e Financiar. Përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nga shitja e automjetit te persona të ndryshëm, me anë të mashtrimit, vihet në pranga 25-vjeçari.   Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, pas kallëzimit të marrë për një rast të mashtrimit me shitjen e një automjeti, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Transfer”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, shtetasi A. A., 25 vjeç, banues në Tërbuf, Divjakë. Ky shtetas ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit dhe paraqitjes së fakteve të rreme, shumën 4.500.000 lekë, pasi u ka shitur personave të ndryshëm, një automjet tip “Volksëagen”.      Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

DVP Fier – I vuri zjarrin një sipërfaqeje toke, procedohet penalisht 39-vjeçari. Vihen në pranga 2 shtetas të tjerë, për dhunë në familje. Divjakë/Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin L. C., 39 vjeç, banues në Dushk, pasi ka ndezur zjarr për djegien e barërave në tokën e tij, në fshatin Grabiam, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me prodhime bujqësore. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 62 vjeç, banues në Peshtan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij. Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi E. Q., 34 vjeç, banues në Golem, Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Elbasan – Falsifikoi materialet zgjedhore të procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, vihet në pranga edhe  1 shtetas tjetër (numërues votash), i shpallur në kërkim.  Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi  i materialeve zgjedhore dhe i rezultatit të zgjedhjeve”, për shtetasin O. B., 37 vjeç, banues në fshatin Karkavec, Prrenjas. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me 6 shtetas të tjerë (të ndaluar më parë), të cilët kanë patur si detyrë numërimin e votave, gjatë procesit zgjedhor të datës 25.04.2021, ka shënuar në tabelat e rezultatit, të dhëna të ndryshme nga ato të fletëve të votimit, me qëllim favorizimin e kandidatëve të subjekteve zgjedhore. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

Tepelenë – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar “Gllava”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tepelenë.  Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në informaconet e marra në rrugë policore, falë një pune të mirorganizuar, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Gllava”. Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Hasan Ajdini, 60 vjeç, banues në fshatin Gllavë, Tepelenë. Gjykata e Apelit Gjirokastër e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në muajin shtator të vitit 2018, në vendin e quajtur “Lagjja Hajdine”, në fshatin Gllavë, Memaliaj, janë gjetur bimë narkotike, të cilat ishin kultivuar nga ky shtetas. Materialet kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Devoll, Korçë – Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra. Kontrabandonin bagëti të trasha nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen e tyre, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen 10 krerë gjedhë të pamatrikulluar dhe mjeti me të cilin transportoheshin. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, pas hetimeve disamujore dhe informacioneve të grumbulluara, kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. G., 37 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi D. M., 31 vjeç, banues në Bilisht, Devoll. Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë në shtetin grek, pasi siguronin gjedhët në Greqi, i kalonin në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe i transportonin në fshatin Vishocicë, Devoll, tek stalla e shtetasit K. G., me mjetin tip “Benz”, në pronësi të tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e shtetasit K. G., u gjetën 10 krerë gjedhë, të pamatrikulluar, të dyshuar të kontrabanduar, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin që shërbente për transportimin e tyre. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit D. M., si edhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” kryer në bashkëpunim dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Mat – Më  datë 01.07.2022 , është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat, shtetasi  E. L., banues në Burrel dhe ka  bërë kallëzim se është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, së bashku me dy fëmijet e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, si dhe po punohet për kapjen e shtetasve A. L., 35 vjeç dhe F. B., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta, kanë goditur shtetasin A. R., 42 vjeç, banues në Vaun e Dejës, si dhe i kanë dëmtuar 42-vjeçarit, automjetin.

Krujë/Informacion paraprak – Rreth orës 12:00, në fshatin Larushk, Fushë Krujë, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 55 vjeç, ka aksidentuar shtetasen L. R., rreth 55 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Xh., është shoqëruar në Komisariat, për veprime  të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Gjatë 48 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 87 shtetas, konkretisht: 6 janë ndaluar, 27 janë arrestuar në flagrancë dhe 54 po procedohen në gjendje të lirë.

Janë ndaluar 6 shtetas, pasi ishin shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, me 6 autorë të arrestuar dhe 9 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste, 2 raste të “Kanosja”, me 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 4 raste të “Plagosja e lehtë me dashje”, me 4 autorë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast i “Dëmtime të tjera me dashje”, me 1 autor që po procedohen në gjendje të lirë, 2 raste të “Vrasja”, mbetur në tentativë, me nha 1 autor të arrestuar në flagrancë, për secilin rast.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje është evidentuar 1 raste, me 2 autorë të dyshuar të arrestuar në flagrancë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 4 raste, prej tyre 2 raste janë me autorë ende të paidentifikuar dhe 2 raste me nga 2 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve janë evidentuar 3 raste, me 2 autorë të arrestuar në flagrancë dhe 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 2 raste, me me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë, për secilin rast.

Është evidentuar 1 rast kontrabandës, me 2 persona të arrestuar në flagranvë dhe 1 të shpallur në kërkim.

Është evidentuar 1 rast i “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”, me 1 autor që po procedohet penalisht në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 8 raste, me 5 shtetas të arrestuar dhe 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar 12 raste në fushën e krimeve mjedisore, me 2 autorë të dyshuar, të arrestuar në flagrancë dhe 11 të tjerë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Në fushën e mashtrimit janë evidentuar 2 raste, 1 rast me 7 shtetas të arrestuar në flagrancë dhe 25 të tjerë që po procedohen në gjendje të lirë; 1 rast me 1 autor të ndaluar.

Është evidentuar 1 rast i shpërdorimit të detyrës, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Është evdientuar 1 rast i “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 1 autor që po procedohet në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, 1 rast i “Ndërhyrje të padrejta në jetën private” dhe 1 rast i “Dhunimi i banesës”.

Janë proceduar penalisht 2 shtetas, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 4 aksidente, si pasojë e të cilëve janë dëmtuar 5 shtetas dhe ka humbur jetën 1 tjetër.

Janë evidentuar 3 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me 3 autorë që po procedohen në gjendje të lirë.

Janë evidentuar në total 4 raste të veprave penale”Drejtimi i automjeteve në nënyrë të parregullt, me 4 shtetas të arrestuar.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e automjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.