DVP Korçë – Procedohet penalisht 1 shtetas

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Gj. N., 59 vjeç, banues në Lezhë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të ushtruar me skaner, në mjetin kamion tip “Daf” që drejtonte shtetasi Gj. N., u gjet i fshehur 1 emigrant i paligjshëm, i cili synonte kalimin drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të informacionit të datës 20.06.2022, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases G. P., 41 vjeçe, banuese në fshatin Vreshtas, Maliq, së bashku me fëmijën e saj të mitur 7 vjeç, ju informojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë të mundur gjetjen e tyre, në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë. Shtetasja G. P. ka deklaruar se është larguar me dëshirë nga banesa e saj në fshatin Vreshtas.

Gjithashtu, më datë 01.07.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasi A. B., 53 vjeç, banues në fshatin Zvarisht, Maliq, i cili ka bërë kallëzim se më datë 30.06.2022, është larguar nga banesa daja i tij, shtetasi S. K., 79 vjeç, banues në Zvarisht, i cili vuan nga skleroza. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.