DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Mesopotam, Finiq, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. Ç., 57 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka pushtuar hapësirën publike në bregdet, duke vendosur çadra dhe shezlongë, pa lejen e organeve kompetente.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin B. I., 34 vjeç, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkeshortja e tij, se ky shtetas e ka përndjekur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.