Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, arrestohet në flagrancë 18-vjeçari që u kap duke ushtruar të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar, në Rrugën e Dibrës, shtetasin D. S., të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Pas verifikimeve ka rezultuar se ky shtetas ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, duke dalë jashtë banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.