Vlorë – Vihen në pranga 2 drejtues mjetesh

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. B., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

-Xh. M., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.