Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”:
-shtetasin V. M., 25 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-shtetasit D. Gj., 37 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak dhe Gj. T., 58 vjeç, banues në lagjen nr.15, Durrës (të afërm të njëri-tjetrit), pasi për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. G., 51 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur.
—
Më datë 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMW”, dhe janë larguar. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.