Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 55 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka bërë ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike, në banesën e tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. Ç., 68 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka dëmtuar pronën e shtetasit N. B.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.