Një ndër objektivat e “👁Dronit edukues👁” është rritja e sigurisë rrugore nëpërmjet kontrollit të sjelljes së përdoruesve të rrugës, në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtuesit e mjeteve që shfaqen në këtë video nuk respektojnë përparësinë e këmbësorëve në vizat e bardha, shkelje e cila ndëshkohet me masë administrative, sipas nenit 189 të Kodit Rrugor.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore Tiranë, nëpërmjet kësaj videoje, ka si qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor!
Ec i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor! 🏃♀🏃🏻🚔👮🏼♀👮🚓🚨