Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 28 qershor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kukës-Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, pas publikimit të videove në rrjetet sociale, me pamje nga rubinetat e ujit të pijshëm në fshatin Shtiqen, që dyshohet të jetë i ndotur, kanë nisur menjëherë hetimet për këtë rast.Shërbimet e Policisë kanë marrë kontakt me specialistët e ujësjellësit të cilët kishin dijeni për ndotjen, dhe më pas kanë shkuar  në Spitalin Rajonal Kukës, ku kanë konstatuar një numër të lartë personash nga disa fshatra të Kukësit, që janë paraqitur me siptoma helmimi.Grupi hetimor i ngritur së bashku me specialistët e ISHSH Kukës, ka marrë mostra të ujit tek depoja qendore dhe në banesat e qytetarëve në të cilat ka patur ndotje uji, me qëllim përcaktimin e shkaqeve të ndotjes.Po punohet për të marrë deklarimet e mjekëve, të cilët nuk kanë njoftuar në organet e rendit, në lidhje me këtë situatë.Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ndotjes së ujit dhe vënien para përgjegjesisë ligjore të personave përgjegjës.

Berat/Informacion paraprak-Rreth orës 14:00, në rrugën urbane “Antipatrea”, pranë vendit të quajtur Ura e re shtetasja K.Xh., duke drejtuar mjetin tip Ëolksvagen ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesja e mjetit dhe fëmija i saj rreth 6 vjeç.Grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit.

Dibër/ informacion paraprak-Rreth orës 14.10, në fshatin Potgorcë, Maqellarë,  shtetasi A.L., rreth 15 vjeç,  duke u larë në lumin Drini i Zi, e ka marrë rrjedha e ujit dhe për pasojë ka humbur jetën.Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Durrës-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin italian D. A., 64 vjeç.Ky shtetas dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur, në qytetin e Durrësit.Për arrestimin e këtij shtetasi është bashkëpunuar me stafin e emisionit “Fiks Fare”.Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falënderon mediat që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Shijak-Në fshatin Sallmone, Shijak, shtetasi Sh. B., 70 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për  zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Durrës-Finalizohet operacioni policor i koduar “Akciza”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshëm.Operacioni, nga Seksioni per Hetimin e  Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës.Sekuestrohen dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë.Arrestohet në flagrancë pronari i Exchange-it që fshihte në brendësi të biznesit të tij, stekat me paketa cigaresh.Procedohet penalisht pronari i një dyqani, ku gjatë kontrollit u gjetën 16 steka me paketa cigaresh, të dyshuara të kontrabanduara.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave dhe produkteve të ndryshme, Specialistët e Seksionit për Hetimin e  Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Akciza”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:-A. M., 53 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasi S. Ç., 30 vjeç, banues në Durrës.Arrestimi i shtetasit A. M., u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në biznesin e tij (Exchange/Tabachino), në Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan, në ambientet e brendshme të këtij biznesi, një sasi e konsiderueshme paketash me cigare (steka dhe paketa të hapura), të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat nuk ishin të pajisura me pullën fiskale përkatëse të Republikës së Shqipërisë, por me pulla të shteteve të Greqisë dhe Italisë.Po gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në dyqanin e shtetasit S. Ç., ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi stekash me paketa cigaresh dhe paketa të hapura, të markave të ndryshme, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Sarandë/Informacion paraprak-Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur i vetvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë.Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Tiranë-Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë. Operacioni, në vijim të operacionit të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, gjatë të cilit u vunë në pranga 3 shtetas që hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.Vihet në pranga organizatori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, dhe një automjet.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të operacionit të koduar “50 Dollars”, i zhvilluar në muajin prill, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të monedhave, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar “50 Dollars”.Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:- L. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është organizatori i një grupi personash që ka hedhur në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë dhe në qytetin e Korçës, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara.Gjatë operacionit “50 Dollars”, i zhvilluar rreth 2 muaj më parë, janë arrestuar 3 persona, pjesë e grupit që ushtronte këtë veprimtari kriminale.Gjatë kontrollit fizik, shtetasit L. D. i është gjetur një sasi e konsiderueshme kartëmonedhash të prerjes 50 dollarë, të dyshuara të falsifikuara, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që ai përdorte.Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lezhë-Vijon kontrolli masiv i territorit, nga toka dhe nga ajri, duke përdorur dronë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”.Evidentohet dhe shkatërrohet një magazinë e përshtatuar për përgatitjen e lëndëve narkotike.Goditet dhe 1 rast i kultivimit të bimëve narkotike, në ambient të hapur.Arrestohen në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale.Vihet në pranga 1 shtetas, për moskallëzim krimi, si dhe procedohet në gjendje të lirë kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në informacionet e siguruara, kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit, duke përdorur dronë dhe agjentë në terren.Si rezultat është finalizuar operacioni policor i koduar “Next”, gjatë të cilit, në fshatin Gocaj, njësia administrative Balldre, rrethi Lezhë, në një ambient të mbyllur, të përshtatur si magazinë, në pronësi të shtetasit E. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë, bimë të dyshuara narkotike në proçes tharjeje, si dhe një sasi lënde narkotike në formë boçesh.Gjithashtu, në vijim të operacionit, në një sipërfaqe toke buzë lumit Drin, në njësinë administrative Kallmet, janë gjetur bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi E. Gj.Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi E. Gj., 36 vjeç, banues në Gocaj, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në Balldre, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale.Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë operacion, u arrestua në flagrancë shtetasi M. C., 24 vjeç, banues në Balldre, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Gj. N., 55 vjeç, banues në Gocaj, me detyrë kryetar i fshatit Gocaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 100 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 23 janë arrestuar, 67 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 9 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 8 raste, me 4 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe me 5 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale me objekt veprimtarinë e kundërligjshme të falsifikimit, janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 8 raste, prej tyre 5 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me një tjetër të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale me objekt mosbindjen/kundërshtimin e punonjësve të Policisë, janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autor/ë në kërkim, për kapjen e të cilit/ëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 7 raste të djegies së pronave dhe/ose pasurive të ndryshme, për njërin prej tyre rezulton 1 shtetas i proceduar, ndërsa për rastet e tjera vijon puna e Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tyre.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 11 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 7 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 13 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale: “Moskallëzimi i krimit”, me 1 shtetas të arrestuar; “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, si pasojë e të cilëve 2 shtetas kanë humbur jetën dhe 18 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 30 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 10 shtetas të arrestuar, si dhe me 20 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.