DVP Gjirokastër – Shpallen në kërkim 2 shtetas, për dhunë për familje

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe shpallën në kërkim shtetasin F. Xh., banues në fshatin Përparim, Memaliaj, pasi ka bërë kallëzim kunata e tij, shtetasja Sh. Xh., se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. Xh. ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe u shpall në kërkim shtetasi M. V., 30 vjeç, banues në Itali, pasi ka bërë kallëzim motra e tij, shtetasja C. V., 32 vjeçe, se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim.

Në datën 27.06.2022, në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë ka bërë kallëzim shtetasi S. Xh., 36 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, se në datën 25.06.2022, babai i tij, shtetasi E. Xh., 64 vjeç, i cili vuan nga skleroza, është larguar nga banesa. Vijon puna për gjetjen e tij.