HAPEN APLIKIMET PËR PRANIM NË NJË FUNKSION TË VEÇANTË

HAPEN APLIKIMET PËR PRANIM NË FUNKSIONIN E VEÇANTË SPECIALIST, MJEK, TRUP OPERACIONALE, NË SEKSIONIN E OPERACIONEVE, NË REPARTIN E NDËRHYRJES SË SHPEJTË FIER

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit njofton:

Hapen aplikimet për pranim në funksionin e veçantë në Policinë e Shtetit, “Specialist, mjek/trup operacionale, në Seksionin e Operacioneve, në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier, në Drejtorinë e Forcës Lëvizëse Operacionale, në Departamentin e sigurisë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me gradë policore “Nënkomisar”.

Aplikimet fillojnë më datë 04.07.2022 dhe përfundojnë më datë 08.07.2022.

Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kriteret e pranimit në funksionin e veçantë, “Specialist, mjek/trup operacionale, në Seksionin e Operacioneve, në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier, në Drejtorinë e Forcës Lëvizëse Operacionale, në Departamentin e sigurisë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
  3. Të ketë përfunduar arsimin e lartë përkatës;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  1. Të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën përkatëse;
  2. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  3. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
  4. Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
  5. Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.

Kritere të veçanta:

  • Specialisti që do të rekrutohet për herë të parë duhet të ketë arsimin e lartë “Fakulteti i Mjekësisë”. Të jetë i pajisur me “Licencë” për mjek.
  • Të ketë njohuri dhe aftësi të mira pune në drejtim të ndjekjes dhe zbatimit të procedurave standarde të punës, teknikave dhe metodikave për dhënien e ndihmës së shpejtë, programit stërvitor të përgatitjes fizike.
  • Njohuri mbi procedurat standarde të punës në fushën e akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë.
  • Aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën për mbarëvajtjen e punëve, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, kushtet higjenike, plotësimin e nevojave personale, fizike dhe mundësitë për çlodhje.
  • Aftësi për të prezantuar qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
  • Të ketë njohuri ne lidhje me aktet ligjore dhe nën ligjore qe normojnë punën e Policisë së Shtetit;
  • Të ketë aftësi të punës në grup dhe aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
  • Të mos ketë pengesa ligjore për tu pajisur me certifikate sigurie personeli.

Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit tip (bashkëlidhur këtij urdhri);
  2. Fotokopje të kartës së identitetit;
  3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit, trajnimeve përkatëse;
  4. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  5. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  6. Certifikatë familjare;
  7. Vërtetim nga gjykata;
  8. Vërtetim nga prokuroria;
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Fotokopje e librezës së punës;
  11. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Punonjësi në funksionin e veçantë, “Specialist, mjek/trup operacionale, në Seksionin e Operacioneve, në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Fier, në Drejtorinë e Forcës Lëvizëse Operacionale, në Departamentin e sigurisë Publike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, kryen këto detyra specifike:

  • Kryen planifikimin e punës e veprimtarive të tij dhe asiston Komandantin e Repartit apo personin e autorizuar prej Tij, për hartimin e planit mujor për çështje që lidhen drejtpërdrejtë me shërbimin shëndetësor dhe kryerjen e analizave të punës.
  • Ndjek në vazhdimësi gjendjen shëndetësore të efektivit.
  1. Shoqëron trupën në shërbime operacionale dhe jep ndihmë mjekësore në rast nevoje.
  2. Ndjek trupën në procesin stërvitor.
  3. Merr pjesë në hartimin e programit stërvitor të përgatitjes fizike së bashku me instruktorët e tjerë.
  4. Realizon kontroll mjekësor periodik të efektivit në qendrat spitalore të specializuara.
  5. Kryen funksionin e inspektorit higjeno-sanitar në Repart.
  6. Organizon kurse me efektivin për ngritjen profesionale mjekësore dhe dhënien e ndihmës së parë nga ana e tyre.
  7. Merr pjesë në testimet e pranimit dhe qëndrimit në punë të trupës operacionale.
  8. Mban evidenca dhe harton statistika mbi gjendjen shëndetësore të trupës.
  9. Informon çdo ditë Komandantin e Repartit për gjendjen shëndetësore të efektivit si dhe një herë në muaj, Departamentin e Shëndetësisë, për paaftësinë e përkohshme në punë dhe në çdo rast shtrimi dhe gjendje të rëndë shëndetësore të punonjësve të policisë.
  10. Propozon për dhënie ndihme të menjëhershme punonjësve të Repartit që kurohen për sëmundje të rënda, me qëllim lehtësimin e shpenzimeve;
  11. Propozon në Komandën e Repartit dhe në Departamentin e Shëndetësisë për kurim jashtë shtetit të punonjësve të policisë në gjendje të rëndë shëndetësore.
  12. Drejton në operacion nëngrupin e dorëzimit dhe ndihmës mjekësore, kur bëhet fjalë për situatë peng marrje.

Procesi i konkurrimit përfshin:

  1. Jetëshkrimi i aplikantit,

Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e njohurive dhe eksperiencën në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, njohurive të gjuhëve të huaja, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 10 pikë);

  1. Testi me shkrim,

Kontrollin e njohurive të aplikantit në test me shkrim (vlerësohet me 60 pikë). Aplikanti që nuk arrin të marrë 40 pikë në testin me shkrim nuk i nënshtrohet vlerësimit në intervistën me gojë dhe ndërpret procesin e vlerësimit;

  1. Intervista me gojë,

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, njohurive të gjuhëve të huaja dhe motivimin personal (vlerësohet me 30 pikë).

Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.

Testi me shkrim dhe intervista do të zhvillohet më datë 15.07.2022, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.