DVP Elbasan – Vihen në pranga 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Sigurimi i mjeteve për vjedhje”. Ditën e djeshme është paraqitur i dëmtuar në spital shtetasi D. K., i cili fillimisht ka deklaruar se ishte dëmtuar në krah pasi ishte rrëzuar. Më pas, 22-vjeçari ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë duke drejtuar mjetin, e kishin qëlluar me armë zjarri nga një automjet i paidentifikuar, në autostradë, por pa përcaktuar një vend specifik.
Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e vendit të dyshuar të ngjarjes ka rezultuar se shtetasi D. K. ka dhënë deklarata të rreme përpara punonjësve të Policisë.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një kapuç, një palë doreza, një matrapik dhe një varré hekuri, pajisje të cilat dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 46 vjeç, banues në Elbasan dhe shpallën në kërkim shtetasin Th. B., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja”, pasi në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se kanë tentuar të vjedhin në lokalin e shtetasit A. B., të cilin e kanë goditur me mjete të forta dhe me mjet prerës. Shtetasi A. B. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 55 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, në bulevardin “Qemal Stafa”, ka aksidentuar shtetasin P. M., i cili po merr mjekim në spitalin e Traumës, Tiranë.

Në vijim të informacionit për largimin nga banesa të shtetases Dh. A., 27 vjeçe, ju bëjmë me dije se kjo shtetase është kthyer në banesën e saj. 27-vjeçarja ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj dhe nuk ka patur mundësi komunikimi me familjen.

Më datë 26.06.2022, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, është gjetur nga familjarët, në banesë, e vetëvaruar, pa shenja dhune, shtetasja Xh. M., 17 vjeçe. Nga veprimet e para hetimore dyshohet që kjo shtetase të jetë vetëvarur në kushte depresioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.