Angazhim, përkushtim, vendosmëri dhe profesionalizëm nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit, në çdo skaj të vendit, për të parandaluar dhe luftuar krimin. Një sërë megaoperacionesh policore të finalizuara brenda një jave, në qarqe të ndryshme, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve, armëmbajtjes dhe pastrimit të parave që rrjedhin nga aktivitetet kriminale. Arsenal armësh, drogë, prona dhe pasuri, të sekuestruara, dhjetëra shtetas në kërkim, të kapur e qindra të tjerë të arrestuar dhe të proceduar penalisht.
•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 469 persona, nga këta: 133 janë arrestuar, 309 janë proceduar penalisht dhe 27 janë shpallur në kërkim.
•Janë kapur në total 32 persona në kërkim, nga të cilët: 29 në kërkim kombëtar dhe 3 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë zhvilluar 37 operacione policore të koduara: “Pojska”, “Vallas”, “Torino”, “Plastic”, “Yellow pack”, “Triple”, “Silent 2”, “Pedals”, “Summer 22”, “Kompleksi”, “Bulevardi”, “Tranzit 23”, “SPA”, “Shantazhi”, “Distribute”, “Room 3”, “Seven”, “Road Guard 26”, “Road Guard 27”, “Road Guard 28”, “Long way”, “Last play”, “Restart 8”, “Restart 9”, “Perimetri 178”, “Basti i fundit”, “Space”, “Zastava”, “Last day”, “Hoti 2”, “Poker 4”, “Vilu”, “Obot”, “Seriali 2”, “Rent”, “Fati i lojërave” dhe “Mix”.
•Operacioni ”Vallas”/Shkodër->246 kg kanabis të sekuestruara, 6 shtetas në pranga, 8 bashkëpunëtorët e tyre në kërkim;
•Operacioni “Silent 2”/Tiranë->12 armë zjarri, 85 pako me fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe lëndë eksplozive të sekuestruara, në pranga 27-vjeçari;
•Operacioni “Summer 2022”-> prona dhe pasuri me vlerë 2 milion euro që kanë si burim aktivitete kriminale, të sekuestruara nga shërbimet e Policisë;
•Operacionet “Restart 8” dhe “Restart 9”/Korçë->50.5 kg kanabis të sekuestruara, 3 shtetas në pranga;
•Operacioni “Long way”/Kukës->20 kg kanabis të sekuestruara, 5 shtetas në pranga.
•Operacioni “Pojska”, në kuadër të të cilit, nga FAST Albania, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Policinë e Pogradecit, u vu në pranga një shtetas turk i shumëkërkuar, i dënuar me 21 vjet burgim;
• 7 operacione të finalizuara, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, emigrantëve të parregullt që hyjnë në Shqipëri nga territori grek;
• 5 operacione të finalizuara, për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
•Si rezultat i kontrolleve masive, operacioneve dhe goditjeve nga DVP-të në qarqe, janë sekuestruar sasi të ndryshme lënde narkotike të dyshuara kanabis, kokainë, ekstazi, MDMA, fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis, mallra të ndryshëm të dyshuar të kontrabanduar, 3 peshore elektronike, 97 aparate celulare, 1 tablet, 2 laptopë, 2 aparatura DVR, 12 automjete, 2 palë portotarga elektrike për fshehjen e targave, 5 paruke, 1 pasaportë e dyshuar e falsifikuar, biçikleta të vjedhura, medikamente që dyshohet se janë të kontrabanduara në vendin tonë, 1 valixhe me çipsa, si dhe shuma parash dhe asete që dyshohet se e kanë burimin nga aktivitete kriminale.
•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë sekuestruar 15 armë zjarri, 1 armë gjahu, pjesë të ndryshme armësh, sasi lënde eksplozive, 1 thikë, 2 doreza dhe municion luftarak.
•Janë goditur 9 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 45 raste të dhunës në familje.
•Janë evidentuar dhe goditur 29 raste të krimeve mjedisore, 7 raste të organizimit të lojërave të fatit dhe 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 50 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 21 raste.
•Janë evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë vënë në pranga 2 shtetas.
Policia Rrugore/Vijon monitorimi intensiv në të gjitha akset rrugore, duke përdorur flotën e re të automjeteve të pajisura me teknologjinë bashkëkohore, makinën inteligjente “Poliscan”, “Dronin edukues”, lexuesin automatik të targave, radarët automatikë të vendosur në flotën e automjeteve të reja, kamerat dhe mjetet e tjera të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 763 leje drejtimi, nga të cilat: 601 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 84 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 78 për qarkullim në sens të kundërt.
•Janë arrestuar 86 drejtues mjetesh, nga këta: 36 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 50 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
•Janë vënë në pranga nga Policia Rrugore e Tiranës, 4 shtetas që drejtonin automjetet, nën efektin e lëndëve narkotike, si dhe janë goditur 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
•Janë vendosur 16.722 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia Kufitare/Falë masave të shtuara është përballuar me sukses fluksi në pikat e kalimit kufitar, në kuadër të sezonit turistik. Gjithashtu janë shtuar kontrollet për mjetet lundruese dhe argëtuese që përdoren gjatë sezonit turistik. Kontrolle të shtuara edhe në kufirin e gjelbër dhe në atë blu, me qëllim parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe krimeve ndërkufitare.
•Gjatë kësaj jave janë kapur 9 shtetas në kërkim, nga të cilët 7 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë goditur 14 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
•Janë proceduar penalisht 5 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 shtetas për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe 2 të tjerë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
•Gjithashtu, janë goditur 2 raste të mitëdhënies, 1 rast i veprimtarisë kriminale të mosdeklarimit të të hollave në kufi dhe 1 rast i kundërshtimit të punonjësve të Policisë.
Gjatë kësaj jave, strukturat e Policisë në të gjithë vendin, janë angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë provimit të fundit të Maturës Shtetërore. Si rezultat, i gjithë procesi u përmbyll pa asnjë incident, përsa i përket detyrave funksionale të Policisë.
Njëkohësisht, gjatë kësaj jave, Forca Speciale elitë, RENEA, nën moton “Njerëzit jetojnë sepse njerëzit dhurojnë”, dhuruan gjak për fëmijet talasemikë.
Strukturat e DVP Durrës, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, morën masa për zhvillimin pa incidente, të aktivitetit sportiv “Hill Climb “Trofeu Skënderbej 2022” që zhvillua në qytetin e Durrësit, më datë 17 qershor, aktivitet për të cilin DVP Durrës u falënderua nga organizatorët.
Policia e Shtetit do të vijojë me intensitet operacionet policore dhe bashkëpunimin me qytetarët, partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi, duke krijuar një ambient sa më të sigurtë për jetën dhe pronën e qytetarëve.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.