Tiranë – Vihen në pranga 3 shtetas

Dhunoi bashkëjetuesen, kundërshtoi dhe goditi për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit, vihet në pranga 26-vjeçari.

Në pranga edhe bashkëjetuesja dhe babai i tij, të cilët kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të 26-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Marie Logoreci”, një shtetas po dhunonte bashkëjetuesen e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Gjatë shoqërimit, shtetasi O. Xh., i cili kishte dhunuar bashkëjetuesen e tij, shtetasen H. D., 23 vjeçe, së bashku me 23-vjeçaren dhe babain e tij, shtetasin E. Xh., kanë kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë, për të penguar shoqërimin në Komisariat.

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– O. Xh., 26 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;

– E. Xh., 55 vjeç dhe H. D., 23 vjeçe, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.