Raporti ditor i ngjarjeve, Policia e Shtetit, 25 qershor 2022

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Tiranë-Finalizohet operacioni policor i koduar “Distribute”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5.Shpërndante lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, vihet në pranga 23-vjeçari.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Distribute”.Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. D., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Në rrugën “Athina”, në Kamzë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. D., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas.Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Korçë-Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ekzekutimin e vendimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për ndalimin e shtetasit në kërkim G. M., 22 vjeç, banues në Pogradec.Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, me vendimin e datës 29.04.2022, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”; “Prishja e qetësisë publike”. Ndalimi i shtetasit G. M., lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 25.04.2022, në qytetin e Pogradecit, ku 22-vjeçari në bashkëpunim me shtetasin F. B., (i shpallur në kërkim) tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec.

Berat/Informacion paraprak-Shtetasi A. D., 48 vjeç, ka hipur në tarracën e pallatit ku banonte, në lagjen “22 Tetori”, dhe ka pretenduar të hyjë në banesë për të marr sendet personale, duke përdorur ballkonin, sepse 48-vjeçari është nxjerrë ditën e djeshme nga banesa, pasi nuk ka shlyer detyrimet për posedimin e këtij ambienti.Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset dhe pas negociatave të bëra me të, shtetasi A. D. ka zbritur i padëmtuar, nga tarraca.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 21 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Vjedhja”. Shtetasi i mësipërm, dyshohet se ka vjedhur një sasi pijesh të llojeve të ndryshme, në lokalin e shtetasit  I. P., në lagjen nr. 8, Korçë.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit P. V., 53 vjeç dhe S. V., 56 vjeç, banues në fshatin Potkozhan, Pogradec, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.Shtetasit e mësipërm, ditën e djeshme, në fshatin Potkozhan, gjatë një konflikti për motive të dobëta me njëri-tjetrin, janë goditur me grushte dhe sende të forta, në pjesë të ndryshme të trupit.Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Pogradec dhe Korçë, për veprime të mëtejshme.

Krujë-Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”, goditet 1 rast tjetër të veprimtarisë së organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.Vinte baste sportive me celular, vihet në pranga 24-vjeçari.Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, aparati celulari që përdorej për kryerjen e kësaj veprimtarie të paligjshme.Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fati i lojërave” që ka si qëllim goditjen e rasteve në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet në lokale dhe ambiente të tjera, ku mund të organizohen lojëra fati të palejuara. Si rezultat, është bërë e mundur goditja e një rasti tjetër të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe arrestimin në flagrancë i shtetasit E. S., 24 vjeç, banues në fshatin Shperdhet, Mamurras, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë në një lokal, duke vënë baste sportive përmes aparatit celular, i cili iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 77 shtetas, konkretisht: 4 janë ndaluar, 12 janë arrestuar, 56 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste, 3 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të ndaluar dhe me 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe me 11 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të ndaluar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste, me 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 10 raste, prej tyre 2 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet janë evidentuar 2 raste, me 3 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilëve vijon puna nga ana e Policisë dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale me objekt veprimtarinë e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të arrestuar.

Për veprat penale me objekt mosbindjen/kundërshtimin e punonjësve të Policisë, janë evidentuar 3 raste, me 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar dhe 14 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 4 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 11 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Kallëzimi i rremë”, “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Gjithashtu janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Fyerja”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, si dhe 2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të ndaluar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 3 aksidente, si pasojë e të cilëve 3 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 12 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 4 shtetas të arrestuar, si dhe me 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.

Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.