Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Dibër referuan materialet në Prokurori për shtetasin I. V., 64 vjeç, banues në Peshkopi, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi dyshohet se nuk ka përmbushur kompetencat ligjore të funksionit që ky shtetas mban si punonjës i Zyrës Postare Dibër.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për shtetasin E. Z., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se ka penguar punimet e një subjekti privat në Martanesh, Bulqizë, me pretendimin se ishin duke u kryer në tokën e tij.
Po nga kjo strukturë u referuan materialet në Prokurori për shtetaset G. Xh. dhe H. Xh., banuese në Bulqizë , për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Dhunimi i banesës”, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë futur forcërisht në banesën e shtetases S.K. dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.