Efektivët e Forcës Speciale elitë të vendit, RENEA, me iniciativën e tyre, kanë dhuruar gjak, në ndihmë të fëmijëve talasemikë.
Nevoja për gjak është bërë më urgjente për fëmijët talasemikë dhe në këtë kuadër efektivët e RENEA-s ndërmorën iniciativën për të dhuruar gjak.
Në ditët e ardhshme, struktura të tjera të Policisë së Shtetit do të dhurojnë gjak për njerëzit që kanë nevojë.
#DhuroGjakShpëtoJetë👮♂️🩸🤝