Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, 1 për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, ndërsa shtetasi tjetër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu janë pezulluar 66 leje drejtimi, nga të cilat 4 për drejtim të automjetit, nën efektin e alkoolit dhe 62 për drejtim të automjetit, me shpejtësi tej normës së lejuar.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 1575 masa administrative, për shkeljet si më poshtë:
• 276 masa administrative për parakalim të gabuar;
• 60 masa administrative për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;
• 110 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
• 351 masa administrative për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar;
• 251 masa administrative për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
• 1 masë administrative për mungesë të siguracionit të mjetit;
• 20 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe
• 506 masa administrative për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Durrësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.