Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shkodër/Informacion paraprak-Rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në zonë të fshatit Shtoj, konkretisht në afërsi të një kompleksi sportiv, shtetasi G.B. 27 vjeç, banues në Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një shtetase që lëvizte me biçikletë, ende e paidentifikuar, e seksit femër, rreth 35-40 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambjentet e DVP Shkodër për veprime të mëtejshme procedurale.Grupi hetimor po vijon punën hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Shkodër-Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.Ky shtetas, më datë 22.06.2022, rreth orës 21:20, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Shtoj, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasen Z. B., 31 vjeçe, banuese në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë.Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Delvinë-Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Delvinë, ku u dogj një automjet tip “Suzuki”.Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje.Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, në lagjen “9 Nëntori”, Delvinë, ku u dogj automjeti tip “Suzuki”, në përdorim nga shtetasi L. K., 33 vjeç, banues në Delvinë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Sh., 47 vjeç, banues në Delvinë.Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin automjetit të shtetasit L. K.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Kurbin-Vijojnë kontrollet për kapjen e personave që qarkullojnë më armë zjarri me vete apo i mbajnë ato pa leje, në banesë.Finalizohet operacioni policor i koduar “Zastava”, goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.Vihet në pranga 38-vjeçari që mbante armë zjarri me vete dhe në banesë.Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra nga qytetarët se një shtetas mbante armë zjarri me vete, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u organizua operacioni policor i koduar “Zastava”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 38 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në një çantë, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë “Zastava”.Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 38-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Durrës – Më datë 22.06.2022, në një pallat të pabanuar, të dëmtuar nga tërmeti, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit M. Ç., 34 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkak të konsumimit të tepërt të lëndëve narkotike.
Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 83 shtetas, konkretisht: 3 janë ndaluar, 21 janë arrestuar, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilëve vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 3 raste, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, në drejtim të të cilit vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe me 4 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt falsifikimin e dokumenteve të ndryshme është evidentuar 1 rast, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë janë evidentuar 17 raste, prej tyre 10 raste janë me autorë ende të paidentifikuar, 1 rast ka mbetur në tentativë, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë, ndërsa 6 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë, si dhe me 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Ne fushën e veprave penale me objekt trafiqet janë evidentuar 3 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale me objekt veprimtarinë e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është evidentuar 1 rast, me 2 të arrestuar.
Për veprat penale me objekt mosbindjen/kundërshtimin e punonjësve të Policisë, janë evidentuar 2 raste, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 tjetër të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 8 raste, njëri prej tyre me autorë ende të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera rezultojnë me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë evidentuar 2 raste të rënies zjarr, për njërin prej tyre është arrestuar 1 shtetas, ndërsa për rastin tjetër dyshohet se është ngjarje aksidentale, vijon puna nga ana e Policisë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e tij.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 8 raste, me 3 shtetas të arrestuar, 2 shtetas të ndaluar, 1 shtetas të shpallur në kërkim, për lokalizimin dhe kapjen e të cilit vijon puna nga ana e Policisë dhe me 3 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesë-padi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Është evidentuar nga 1 rast i veprave penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Vetëgjyqësia” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”, me 3 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprës penale “Moskallëzimi i krimit”, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 6 aksidente, si pasojë e të cilëve 1 shtetas ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 26 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, me 11 shtetas të arrestuar, me 1 drejtues mjeti ende të paidentifikuar, si dhe me 15 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë.
Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve që gjatë lëvizjes të moderojnë shpejtësinë, të mos përdorin celularin, të vendosin rripin e sigurimit, si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.