Gjatë një jave, si rezultat i shtimit të kontrolleve, janë proceduar penalisht 8 drejtues mjetesh, konkretisht:
🛑Janë arrestuar në flagrancë 2 prej tyre, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe për drejtim automjeti, pa leje drejtimi;
🛑Janë proceduar në gjendje të lirë 6 të tjerë, të cilët janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi.
🛑Në qytetin e Kukësit, janë konstatuar 3 drejtues mjetesh që bënin manovra të rrezikshme.
Pas shoqërimit të tyre në Komisariat, në përfundim të veprimeve procedurale, u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. G., për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe është ndëshkuar me masë administrative 140.000 lekë. Gjithashtu është caktuar masa pezullim i lejes së drejtimi për 1 vit, për pronarin e ligjshëm të mjetit.
Ndërsa 2 drejtuesit e tjerë të mjeteve, janë ndëshkuar me masë administrative 40.000 lekë, për monovra të gabuara.
Janë pezulluar 5 leje drejtimi, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Janë tërhequr 7 leje qarkullimi të drejtuesve të mjeteve që kishin masa administrative të pashlyera.
Janë bllokuar 4 automjete, për mungesë dokumentacioni.
Janë vendosur 246 masa administrative, konkretisht:
• 44 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
• 38 masa për parakalime të gabuara;
•1 masë për shpejtësi mbi normat e lejuara;
•11 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor;
•3 masa për përdorim të celularit;
•149 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.
Kontrollet do të vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.
Policia Rrugore e Kukësit falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.🚔👮♀👮♂